Ambasadori i Ukrainës në Britani, Vadym Prystaiko, i ka bërë thirrje NATO-s dhe forcave ndërkombëtare që të luajnë rol më aktiv në Detin e Zi, raportoi SkyNews të premten.
Ai ka thënë se duhet të zhbllokohet që ndihmat humanitare të vijnë në Ukrainë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne duhet ta zhbllokojmë Detin e Zi. Rusët kanë bllokuar detin për ne. Ky është deti ynë. Na duhet që ndihma humanitare të vijë në Ukrainë. Dhe ne në fakt e kemi atë që të lejojmë eksportet ukrainase – kryesisht drithërat – të dalin jashtë. Ne jemi përgjegjës për një pjesë të konsiderueshme të sigurisë ushqimore në mbarë globin. Shumë kombe në Afrikë ushqehen nga gruri ukrainas. Dhe kjo drithë ka ngecur, nuk mund të eksportohet, nuk mund të dërgohet askund”, ka thënë ai.
Prystaiko ka thënë se nuk do të ishte ndryshim shumë i madh i politikës aktuale të aktivitetit të shteteve të NATO-s në Detin e Zi.
“Anijet e NATO-s në Detin e Zi. Ato janë të mirëpritura në detin tonë. Janë anëtarë të NATO-s. Tre nga anëtarët kryesorë në NATO janë në det: Turqia, Rumania dhe Bullgaria. Kështu që, ato tashmë janë aty. Nuk është punë e madhe”.