Petro Andryushchenko, këshilltar i kryetarit të bashkisë së Mariupolit, deklaroi se Rusia mund ta riemërtojë qytetin e Mariupolit në Zhdanov, raportoi BBC-ja të martën.
Andryushchenko deklaroi se kjo u potencua nga kreu i një lëvizjeje ruse, Vasyl Turyanitsa, ndërsa ndryshimi i emrit sipas tij, mund të bëhet nëpërmjet referendumit.
Emri Zhdanov nuk është i panjohur për rusët dhe për ukrainasit. Andriy Zhdanov u lind në vitin 1896 në qytetin e Mariupolit. Ai ishte komunist sovjetik, funksionar e bashkëpunëtor i udhëheqësit të ish-Bashkimit Sovjetik, Joseph Stalin. Pas vdekjes së tij, në vitin 1948, Mariupoli u emërtua Zhdanov, duke e mbajtur këtë emër deri në vitin 1989.
Këshilltari ukrainas deklaroi se rusët po i ndërpresin furnizimet humanitare, me arsyen që të zbrazet Mariupoli nga civilët.