Të dielën, qyteti i vogël në lindje të Ukrainës, Kupyansk, ra në duart e ushtrisë ruse pa rezistencë. Në fund të ditës, doli kryetari i kësaj komune, Genadij Macegora, që tha se vendimi ishte i tij që qyteti të kontrollohej nga rusët dhe të mos kishte luftë.
Ai foli edhe për “kthim të normalitetit në qytet” që nga sot. Por, sot mori një mesazh tjetër nga institucionet qendrore në Kiev.
Ai është kërcënuar se do të gjykohet për tradhti dhe për ndërhyrje në integritetin territorial të Ukrainës.
“Krimet kundër themeleve të shtetndërtimit nuk kanë afat dhe herët a vonë armiqtë e Ukrainës do të ndëshkohen. Po dokumentojmë çdo tradhtar, do të mbajnë përgjegjësi sipas ligjit”, thuhet në faqen zyrtare në Facebook, të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës.
-
Zelensky shfaqet me video në qytetin që Putini pretendoi se Rusia e kishte “çliruar”
-
Zelensky shkarkon ministrin e Mbrojtjes, shpërthejnë protestat në Ukrainë
-
Zelensky sfidon Putinin për Kostyantynivkan: Nëse e keni nën kontroll, të takohemi aty
-
“Ata janë të izoluar… janë vetëm” - Zelensky flet për Rusinë dhe gënjeshtrat e Putinit
-
Evakuim i pjesshëm pas sulmeve në një bazë ushtarake pranë Shën Petersburgut