Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina do ta shpallë gjendjen emergjente

Gjendje emergjente do të shpallet në Ukrainë, ka vendosur Këshilli Kombëtar i Sigurisë.

Pas një takimi të këtij këshilli, zyrtari më i lartë i sigurisë Oleksiy Danilov ka thënë se gjendja emergjente do të vendoset në të gjitha rajonet pos Donetskut e Luhanskut, ku forcat ukrainase tashmë janë në luftë me separatistët rusë.

Sipas tij, gjendja e tillë do të zgjasë së paku 30 ditë.

Lëvizja duhet të miratohet nga Parlamenti ukrainas.

Artikuj të ngjashëm