Forcat e Armatosura të Ukrainës njoftuan se kanë çliruar fshatin Torske në rajonin e Donetskut, njoftoi zëdhënësi i Grupit Lindor, Serhiy Cherevati, përcjell BBC-ja.
“Tani disa prej ushtarëve po përpiqen ta pushtojnë Kreminnayan. Prandaj, njësitet tona vazhdojnë punën atje”, deklaroi ai.
Cherevati shtoi se trupat ruse po përpiqen ta mbajnë Kreminnayan me sulme të vazhdueshme. Kreminnaya gjendet 22 kilometra nga Torske.
Trupat ukrainase po i vazhdojnë ofensivat. Të dielën zyrtarisht u bë çlirimi i Lymanit.
Të dielën, Zelensky tha se ushtria ka marrë plotësisht kontrollin e Arkhangelskut dhe të Myrolyubivkas, në veri të rajonit Kherson.
Artikuj të ngjashëm
-
Rusia thotë se ka marrë nën kontroll një qytet në lindje të Ukrainës
-
Rusia pretendon se ia ka marrë nga kontrolli Ukrainës një fshat në rajonin e Kurskut
-
Këmbësoria ukrainase mban fuqishëm “kufirin” ku ndahet me ushtrinë ruse
-
Ukraina pretendon se i ka nën kontroll 74 vendbanime në rajonin Kursk të Rusisë
-
Autoritetet ruse thonë se kanë kapur 5 fshatra në veri të Ukrainës