Botë

Ukraina akuzon Rusinë për deportim me forcë të mbi 2.000 fëmijëve

Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës, ka njoftuar se forcat ruse kanë depërtuar dhunshëm 2.389 fëmijë nga Dontesku dhe Luhanski në vende të tjera të Ukrainës, raportoi Sky News të martën.

“Veprimet e tilla nënkuptojnë dhunim të së drejtës ndërkombëtare, e në veçanti, dhunim të së drejtës humanitare ndërkombëtare”, thuhet në deklaratës e kësaj ministrie.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka deklaruar të dielën se 16,434 njerëz, përfshirë 2.389 fëmijë, janë "evakuuar një ditë më parë". Ministria ka thënë se evakuimet kanë ndodhur nga vende të ndryshme, duke përfshirë Republikën Popullore të Donetskut të mbështetur nga Rusia dhe Republikën Popullore të Luhanskut.

Sipas kësaj ministrie, njerëzit nga këto rajone janë larguar me dëshirë.

Edhe UNICEF-i i ka komentuar këto raportime të martën dhe ka ngritur shqetësimin për këto veprime, ndonëse siç ka thënë, nuk ka arritur ta verifikojë plotësisht.

"Rrëmbimi i fëmijëve gjatë kohës së luftës është një nga gjashtë shkeljet e rënda ndaj fëmijëve në konflikt dhe është i ndaluar sipas të drejtës ndërkombëtare humanitare”, ka thënë zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder.