Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Uganda urdhërohet të paguajë 325 milionë dollarë për pushtimin e Kongos

Uganda është urdhëruar t’i paguajë 325 milionë dollarë Republikës Demokratike të Kongos për rolin e saj në konfliktin atje.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur se Uganda ka shkelur normat ndërkombëtare si një forcë okupuese mes viteve 1998 dhe 2003.

Gjykatësit gjetën se Uganda ishte përgjegjëse për vdekjet e 10-15.000 njerëzve në rajonin Ituri.

Trupat e Ugandës po ashtu u gjetën se kishin grabitur ar e diamante, raporton BBC.

Kongo kishte kërkuar 11 miliardë dollarë por ajo iu hedh poshtë dhe vendosën për një shumë më të ulët.

Edhe Ukrainës i duhen afro 600 miliardë dollarë për t’u rindërtuar Botë Ukrainës i duhen afro 600 miliardë dollarë për t’u rindërtuar

325 milionë dollarët mbulojnë: 225 milionë për dëmet në njerëz, 40 milionë për dëme të pronave dhe 60 milionë për grabitjet.

Kongo ngriti rast kundër Ugandës më 1999 për veprime agresive të armatosura të kryera kundër vendit dhe qytetarëve.