Shërbimi i ambulancës në Uells ka kërkuar falje pasi një grua 93-vjeçare mbeti duke bërtitur nga dhimbja ndërsa ishte shtrirë në dysheme me një ijë të thyer gjatë një pritjeje 25-orëshe të ambulancës, raportoi The Guardian.
Elizabeth Davies u rrëzua në shtëpinë e kujdesit për të moshuar të shtunën dhe më në fund u mor të dielën dhe u shtrua në spitalin Ysbyty Gwynedd të hënën, ku ajo duroi një pritje tjetër 12-orëshe përpara se të shtrohej në një repart. Një frakturë u konfirmua më vonë në operacion.
Familja e saj ka thënë se incidenti, i cili ndodhi para një greve 24-orëshe nga punonjësit e ambulancës, ishte "i papranueshëm".
Shërbimi i urgjencës kërkoi falje duke fajësuar kushtet e dimrit, kërkesat e larta dhe nivelin e të sëmurëve në mesin e stafit.
“Më 17 dhe 18 dhjetor kaluam 1600 orë jashtë spitaleve përreth Uellsit, duke pritur t’i dërgonim pacientët tanë në spitale. 563 nga këto orë humbëm jashtë spitaleve në veri të Uellsit”, shpjegoi Stephen Sheldon nga shërbimi urgjent.
-
Pacientët presin së paku tri orë për kontroll në ambulancën specialistike të QKUK-së
-
Stuhi në Australi, qindra njerëz mbeten pa energji elektrike
-
Nancy Pelosi shtrohet në spital
-
QKUK-ja s’u bën zgjidhje pritjeve të gjata në ambulancën specialiste të Ortopedisë
-
Zjarrfikësit në Uells shpëtojnë kalin që u bllokua në moçal