Botë

Udhëheqësit e kishave kthehen nga Gaza “me zemra të thyera”: Turp që s’kapërdihet

patriark

Foto: Associated Press

Udhëheqës fetarë të kishave në Jerusalem kanë thënë se janë rikthyer nga vizita në Gaza me “zemra të thyera”, teksa kanë përshkruar njerëzit e uritur dhe fëmijët e mësuar me zhurmat e bombardimeve.

“Kemi parë burra që qëndrojnë në diell për orë me shpresën për një vakt ta thjeshtë”, ka thënë patriarku latin, kardinali Perbattista Pizzaballa.

“Ky është turp që është i vështirë të kapërdihet kur e sheh me sytë e tu. Është moralisht e papranueshme dhe e pajustifikueshme”.

Patriarku ortodoks gred, Theophilos III, ka thënë se kisha e tij “do të qëndrojë në solidaritet” me “të gjithë popullin e Gazës”, raportoi BBC.

Dy patriarkët zhvilluan vizitën e rrallë në Gazën e shkatërruar nga lufta pasi Izraeli goditi kishën katolike në Gaza javën e kaluar.

“Tre njerëz vdiqën nga komuniteti ynë, por mijëra kanë vdekur tashmë në Gaza”, ka thënë Pizzaballa.

Edhe pse Ministria e Jashtme italianë pati lajmëruar se patriarkët janë futur në Gazë me 500 tonë ndihma, Pizzaballa ka thënë se “asnjë gram” ende nuk ka hyrë për shkak të problemeve logjistike.

Ai përshkroi dëshpërimin e atyre që u kishin dalë përpara me shpresën për të marrë diçka.

Pizzaballa dhe Theophilos III kanë thënë se takuan njerëz tepër të uritur.