Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Udhëheqësit botërorë dënojnë sulmin me raketa në Kramatorsk

Udhëheqësit botërorë dënojnë sulmin me raketa në Kramatorsk

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë, Josep Borrell, ka dënuar ashpër një sulm me raketa të premten në një stacion hekurudhor në qytetin lindor të Ukrainës, Kramatorsk, i cili la të vdekur rreth 30 njerëz dhe plagosi rreth 100 të tjerë, sipas zyrtarëve.

"Unë dënoj fuqishëm sulmin pa dallim të mëngjesit të sotëm kundër një stacioni treni në Kramatorsk nga Rusia, i cili vrau dhjetëra njerëz dhe la shumë të tjerë të plagosur”, ka thënë Borrell në llogarinë e tij zyrtare në Twitter të premten.

"Kjo është një përpjekje tjetër për të mbyllur rrugët e arratisjes për ata që ikin nga kjo luftë e pajustifikuar dhe shkaktojnë vuajtje njerëzore”, ka shtuar ai.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë të premten se është "e tmerruar" nga sulmi "i neveritshëm" me raketa në stacionin hekurudhor.

Borrell dhe von der Leyen do të takohen me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev më vonë gjatë të premtes.

Edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel e ka dënuar sulmin me raketa.

“E tmerrshme të shohësh raketat ruse në një prej stacionëve kryesorë të shfrytëzuar nga civilët për evakuim nga rajoni ku Rusia po duke e shtuar sulmin”, ka thënë Michel.

Edhe Sulm raketor mbi një stacion treni në Ukrainë, të paktën 15 të vdekur Botë 3 v. më parë Sulm raketor mbi një stacion treni në Ukrainë, të paktën 15 të vdekur

Sulmin e ka dënuar edhe sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, e cila tha se është "e tmerruar" nga sulmi me raketë.

"Synimi i civilëve është një krim lufte. Ne do të kërkojmë llogari nga Rusia dhe Putin”, ka thënë Truss në llogarinë e saj zyrtare në Twitter.