Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Udhëheqësi suprem i Iranit i quan krime të pafalshme helmimet e dyshuara të nxënëseve

Ali Khamenei

Ali Khamenei

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, e ka quajtur helmimin e dyshuar të nxënëseve irianiane në muajt e fundit krim të pafalshëm, pasi qindra nxënëse janë trajtuar në spital, shumë më shumë nga sa ka pranuar regjimi më parë, raportoi të hënën “The Guardian”.

Teksa tha se përgjegjësit e këtij krimi do ta marrin dënimin e duhur, ai shtoi se nuk do të ketë amnisti për ata që shpallen fajtorë.

“Autoritetet duhet të ndjekin seriozisht çështjen e helmimit të studentëve. Ky është një krim i pafalshëm dhe i madh. Autorët e këtij krimi duhet të ndëshkohen ashpër”, ka thënë Ali Khamenei.

Ky ishte reagimi i tij i parë publik që nga fillimi i helmimeve të dyshuara tre muaj më parë.

Zyrtarët iranianë vetëm i kanë pranuar incidentet në javët e fundit dhe nuk kanë dhënë detaje se kush mund të qëndrojë pas sulmeve ose çfarë kimikatesh - nëse ka - janë përdorur. Të hënën doli se autoritetet kishin arrestuar gazetarin Ali Pourtabatabaei, me bazë në Qom, i cili raportonte rregullisht për helmimet e dyshuara.

Edhe Irani akuzon “armiqtë” për helmimin e fëmijëve në shkolla Botë Irani akuzon “armiqtë” për helmimin e fëmijëve në shkolla

Shahriar Heydari, një anëtar i komisionit të sigurisë të parlamentit iranian, kërkoi që këshilli i sigurisë i vendit të shtojë hetimet e tij për atë që ai e quajti një lëvizje të organizuar.

Sipas zyrtarëve iranianë qindra vajza në shkolla të ndryshme janë prekur. Disa politikanë kanë sugjeruar se ato mund të ishin shënjestruar nga grupet fetare ekstremiste që kundërshtojnë arsimimin e vajzave në përputhje me mendimin e talebanëve në Afganistan.