Pllakatet e kandidatit presidencial serb, Aleksandër Vuçiq, në qendër të komunës Idosh i Vogël, janë mbushur me mbishkrime UÇK.
Këto mbishkrime, sipas “Novostit”, janë bërë gjatë natës së mbrëmshme nga persona deri më tani të panjohur.
Socialistët serbë e kanë dënuar ashpër këtë ngjarje dhe kanë kërkuar që organet e hetuesisë të zbulojnë dhe dënojnë kryesit e kësaj vepre, transmeton Koha.net.
“Këtë akt të kundërshtarëve politikë e cilësojmë të turpshëm dhe të padenjë në Serbinë në të cilën jetojmë. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që edhe tani të veprojnë me dinjitet dhe të respektojnë njëri-tjetrin, pavarësisht se cilit opsion politik i përkasin”, thuhet në reagimin e Partisë Socialiste të Serbisë.