Uashingtoni njoftoi dje se ka miratuar shitjen e 32 avionëve luftarakë modeli i fundit F-35 tek Polonia për një shumë prej 6,5 miliardë dollarësh, një transaksion që pritet të rrisë tensionet me Moskën.
Marrëveshja parashikon shitjen e 32 avionëve luftarakë të prodhuar nga kompania amerikane, “Lockheed Martin”, bashkë me 33 reaktor F-135 “Pratt and Whitney”, me armatimet dhe sistemet e nevojshme të navigimit, njoftoi në një komunikatë departamenti i Shtetit, i cili është ngarkuar nga qeveria amerikane për miratimin e shitjes së armëve jashtë vendit.
Departamenti i Shtetit ka njoftuar zyrtarisht Kongresin për synimin e administratës që të vazhdojë me këtë shitje. Deputetët kanë tani 30 ditë për të kundërshtuar, diçka që nuk ka ndodhur prej dekadash/AFP.
-
Zvicra do t’i blejë 36 avionë luftarakë F-35A
-
Polonia i vë në dispozicion të SHBA-së aeroplanët MIG-29
-
Gjermania planifikon të blejë edhe 15 avionë luftarakë F-35 nga SHBA-ja
-
Spanja heq dorë nga blerja e avionëve luftarakë amerikanë
-
SHBA-ja ia aprovon Izraelit shitjen e armëve në vlerë 20 miliardë dollarë