Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

U mbajt me qafore qensh dhe u përdhunua vazhdimisht, amerikania i ikën rrëmbyesit pas një muaji

Një grua nga Missouri u mbajt rob në një bodrum për një muaj dhe vazhdimisht u përdhunua para se të arratisej, derisa kishte në qafë një qafore qensh, raportoi FoxNews të mërkurën.

Timothy M. Haslett akuzohet për përdhunim, kidnapim dhe sulm.

Autoritetet u thirrën në një shtëpi dhe iu tha se viktima kishte një qafore metalike me atë që dukej të ishte një dry në pjesën e përparme. Ajo tha se ishte mbajtur në shtëpinë e Haslettit që nga shtatori kur ishte rrëmbyer.

Ajo tha se u mbajt në një dhomë të vogël në bodrum dhe se fshikullohej dhe përdhunohej vazhdimisht.

Policia ia hoqi drynin i cili thanë se po ia vështirësonte frymëmarrjen gruas. Ajo e tregoi shtëpinë ku u mbajt kur po dërgohej në spital.

Policia po përpiqet të gjejë nëse ka pasur viktima të tjera. Që nga arrestimi i Haslettit, policia ka nxjerrë çanta të mëdha me prova nga shtëpia e tij. Ata kanë përdorur edhe qen për të kontrolluar oborrin e shtëpisë dhe kamionin e tij.