Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

U fut me veturë në turmë, 11 të vdekur e 45 të plagosur në Kinë

Njëmbëdhjetë njerëz kanë vdekur në Kinën Jugore, pasi një person në timonin e një mjeti SUV u fut në një park të mbushur me njerëz, dje në mbrëmje, sipas medias shtetërore kineze.

Tre vetë u shpallën të vdekur menjëherë në Henyang City, provinca Hunan, ku ndodhi aksidenti dhe drejtuesi Yang Zanyun, 54 vjeç, një banor i Hengdong County, u arrestua menjëherë pas aksidentit.

‘’Yang besohet të ketë kryer me dashje aktin, pasi më pas sulmoi ata që kalonin pranë me një thikë dhe me një lopatë. Dyzet e katër persona u plagosën në total’’, sipas gazetës ”The Daily’s People”.

Sipas hetimeve paraprake, ai ka një të kaluar të gjatë kriminale.