Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tymi i zjarreve në Kroaci e Mal të Zi shihet nga kozmosi

Zjarret që kanë goditur Dalmacinë dhe Malin e Zi ditëve të fundit kanë shkaktuar aq shumë tym sa që ai është parë edhe nga kozmosi.

Njëri nga satelitët e NASA-s ka xhiruar bregdetin e Adriatikut dhe në fotografi mund të shihen tri gjurmë të mëdha tymi se si po lëvizin drejt jugperëndimit, në drejtim të bregdetit italian, por edhe zjarret aktive, të cilat janë shënuar me ngjyrë të kuqe.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pamja është xhiruar derisa zjarret ishin përhapur në afërsi të liqenit të Benkovcit dhe Vransko, prej nga është ngritur gjurma e tymit.