Ministri turk i Shëndetësisë të dielën tha se mostrat testuese nga 42 personat e evakuuar me aeroplan nga Wuhani, Kinë – që është edhe epiqendra e koronavirusit – do të publikohen të hënën.
Duke folur para mediave në kryeqytetin Ankara, Fahrettin Koca ritheksoi se nuk ka ndonjë shenjë të virusit në mesin e të evakuuarve, të cilët arritën në Ankara të shtunën vonë, dhe shtoi se s’ka asnjë rast të koronavirusit të diagnostikuar në Turqi, raporton AA.
“Duke iu falënderuar ekspertizës sonë, organizatës së fuqishme shëndetësore dhe stafit dinamik, ne ishim në mesin e vendeve të para për të vepruar”, tha Koca, transmeton Koha.net.
Aeroplani transportues i Forcave të Armatosura Turke A400M fluturoi nga Wuhani me disa nga të evakuuarit, përfshirë shtetas turk, bashkë me një shtetase shqiptare, si dhe disa të tjerë nga Azerbajxhani dhe Gjeorgjia, pasi stafi shëndetësor atje konfirmoi se ata nuk bartin ndonjë simptomë të ndërlidhur me virusin vdekjeprurës.
Koronavirusi deri më tani ka lënë të vdekur së paku 304 persona në Kinë, ndërsa sot u shënua rasti i parë fatal jashtë Kinës, ku një kinez vdiq në Filipine.
-
Koronavirusi, Turqia evakuon një shtetas shqiptar nga Kina
-
Turqia liron nga karantina 42 të evakuuarit nga Kina, përfshirë shtetasen shqiptare
-
Wuhani nuk gjen raste të reja me COVID-19, 300 pa simptome në testimin masiv
-
Kina për dhjetë ditë nuk raporton për viktima nga Covid-19
-
Kina i jep fund bllokadës 76-ditëshe mbi Wuhanin