Qeveria turke ka vendosur të regjistrojë të gjithë ata që kanë rezultuar pozitivë në testin për COVID-19 dhe jo vetëm ata që kanë nevojë për hospitalizim, duke shtuar në total më shumë se 800 mijë raste për ta çuar shifrën në 1.8 milionë raste.
Shteti deri tash ka regjistruar 16 mijë e 199 vdekje.
Regjistrimi i këtyre të dhënave gati dyfishoi rekordin e rasteve ditore në botë, kur u përfshi në raportin e universitetit “Johns Hopkins”.
Turqia më 1 dhjetor nisi izolimin një javor me qëllim që të parandalonte përhapjen e madhe të koronavirusit. Ajo u detyrua të vendoste masa të rrepta të izolimit për shkak se për nëntë ditë rresht pati numër të lartë të vdekurish nga pandemia. Nën masat e rrepta turqve nuk u është lejuar të dalin nga shtëpitë nga ora nëntë e mbrëmjes deri në orën pesë të mëngjesit.
-
Turqia izolohet gjatë fundjavës pas rritjes rekorde të rasteve ditore me COVID-19
-
Turqia nga e enjtja në izolim të plotë, shkaku i gjendjes së rëndë me COVID-19
-
Vazhdon rritja e rasteve me COVID-19 në Turqi
-
Turqia hyn në izolim në dy javët e para të Ramazanit
-
Turqia me mbi 50.000 raste ditore me COVID-19, shtrëngon masat para sezonit turistik