Turqia ka shënuar numrin më të lartë ditor të të vdekurve nga koronavirusi që nga 17 maji, me 36 të vdekur, ndërsa janë regjistruar mbi 1500 raste të reja brenda 24 orëve të fundit.
Këtë javë shkalla e rasteve të reja është rritur ngjajshëm me shifrat e regjistruara gjatë qershorit, duke bërë që qeveria të vendosë masa për të parandaluar përhapjen e pandemisë, transmeton The Guardian.
Ministria e Shëndetësisë tregon një total prej 1,517 raste të reja të premten, duke e çuar numrin në 265,515. Numri më i lartë i të vdekurve në Turqi qëndron në 44 që u regjistruan më 17 maj, transmeton KOHA.
Me 36 viktimat e fundit, numrit i përgjithshëm i të vdekurve në Turqi ka shkuar në 6,245.
Artikuj të ngjashëm
-
Turqia regjistron numrin më të madh të rasteve me COVID-19 që nga 6 janari
-
251 të vdekur nga COVID-19 në Turqi, mbi 19 mijë raste të reja
-
Turqia shënon numrin më të lartë ditor të të vdekurve nga koronavirusi - 254
-
Numër rekord i të vdekurve nga COVID-19 në Turqi
-
Turqia regjistron numrin më të lartë të të vdekurve nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë