Turqia ka pranuar 6.5 milionë doza të tjera të vaksinës për COVID-19, e zhvilluar nga kompania Sinovac Biotech e Kinës, kanë raportuar mediat lokale/
Deri tash, Turqia ka vaksinuar 1.257 milionë njerëz, shumica punonjës shëndetësorë dhe të moshuar.
Pamjet e agjencisë së lajmeve Anadolu treguan kontejnerët që po shkarkoheshin në aeroportin e Stambollit nga Pekini. Dërgesa e fundit është pjesë e një ngarkese të dytë që në total do të jenë 10 milionë doza, transmeton Reuters.
Rreth 600,000 njerëz janë vaksinuar në vetëm dy ditë. Turqia ka regjistruar mbi 2.4 milionë të infektuar dhe 25,073 të vdekur nga COVID-19.
Artikuj të ngjashëm
-
Turqia administroi mbi 578 mijë doza të vaksina kundër COVID-19 në një ditë
-
Turqia nënshkruan kontratë për 50 milionë doza të vaksinës Sputnik V
-
Ekipet turke të vaksinimit po shënjestrojnë edhe fshatrat e izoluara
-
Turqia pret dozën e dytë të vaksinës kineze
-
Mbi 500.000 të vaksinuar me vaksinën anti-Covid në Turqi