Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Turqia ofron ndërmjetësimin e rundit të ri të bisedimeve Ukrainë-Rusi

Turqia mund të vazhdojë t’i ndërmjetësojë bisedimet e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë

Turqia mund të vazhdojë t’i ndërmjetësojë bisedimet e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë, ka deklaruar të enjten ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.

Kryediplomati turk ia ka bërë këtë ofertë homologut të tij ukrainas, Dmytro Kuleba, në kohën kur vendet anëtare të NATO-s u pajtuan që të forcojnë mbështetjen për Ukrainën nga pushtimi rus, raporton Sky News.

Duke folur nga Brukseli, Cavusoglu ka thënë po ashtu se rreth 30 shtetas turq kanë mbetur të ngujuar në qytetin port jugor Mariupol.

Rundi i fundit i bisedimeve ballë për ballë mes palës ukrainase dhe asaj ruse është mbajtur në Stamboll, me ndërmjetësimin e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.