Ministri i jashtëm i Turqisë Mavlut Çavusoglu, ka thënë se nuk do të lejojë ligjvënësit gjermanë të vizitojnë bazën ajrore në Inçirlik të Turqisë.
Çavusoglu gjithashtu ka thënë se kjo çështje do të diskutohet me ministrin e jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, i cili ka thënë se do ta vizitojë Turqinë të hënën, raporton Reuters, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTurqia ka ndaluar ministrin gjerman që të vizitojnë rreth 250 ushtarë gjermanë të stacionuar në bazën ajrore Inçirlik, të cilët ndodhen aty në pajtim me koalicionin e udhëhequr nga SHBA-të kundër Shtetit Islam.
Lidhjet mes aleatëve të NATO-s janë përkeqësuar ndjeshëm në prag të referendumit të 16 prillit në Turqi, kur presidentit Recep Tayyip Erdogan iu dhanë kompetenca të forta presidenciale.
“Po shohim që Gjermania po mbështet çdo gjë që është kundër Turqisë”, ka thënë Çavusoglu gjatë një konference për shtyp.
Në këto rrethana ai ka thënë se nuk është e mundur që Inçirliku të vizitohet nga ligjvënës gjerman.