Shefi i diplomacisë turke, Mevlut Çavushoglu ka thënë se vendi i tij nuk do të lusë Gjermaninë që të qëndrojë në bazën ajrore në Inxhirlik në jug të Turqisë.
Ai tha për televizionin NTV se Turqia ka lejuar ushtarët amerikanë në këtë bazë ushtarake në pajtim me operacionet e koalicionit ndërkombëtar kundër Shtetit Islam.
“Nëse dëshirojnë të shkojnë, kjo iu takon atyre dhe ne nuk do t’i lutim që të qëndrojnë”, tha kryediplomati turk.
Komentet e Çavushoglu vijnë në kohën e ngritjes së tensioneve ndërmjet Turqisë dhe Gjermanisë, të cilat janë aleate në NATO. Turqia ua ka ndaluar deputetëve gjermanë që të vizitojnë rreth 270 ushtarë të stacionuar në bazën Inxhirlik, për shkak të së cilës Gjermania po shqyrton zhvendosjen e flotës në Jordani ose Qipro.
-
Turqia nuk lejon vizitën e ministrit gjerman në bazën ajrore në Inçirlik
-
Turqia lejon ligjvënësit gjermanët t'i vizitojë trupat e saj
-
Ankaraja s'i lejon ligjvënësit gjermanë të vizitojnë trupat e tyre
-
Çaushogllu: Armata turke nuk largohet nga Qiproja
-
Gjermania tërheq trupat e saj nga një bazë ajrore në Turqi