Ministri i Brendshëm turk Suleiman Soylu tha se vendi i tij do të dërgojë anëtarët e grupit të Shtetit Islamik në vendet e tyre të origjinës. Soylu tha sot se anëtarët e grupit ekstremist me qendër në Turqi do të kthehen pavarësisht se kombësia e tyre do të merret nga vendet e tyre të origjinës.
Ai më parë tha se Turqia “nuk është hotel për anëtarët e ISIS-it”, raporton AP. Turqia ka akuzuar forcat kurde siriane në verilindje të Sirisë për lirimin e anëtarëve të ISIS-it të kapur dhe familjeve të tyre nga kampet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri tha se shtetasit e huaj të kapur do të dërgoheshin në burgje ose kampe në zonat e kontrolluara nga turqit në veri të Sirisë, përfshirë Jarablus, Al-Bab, Azaz dhe Afrin.
{gallery}