Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Turqia ndryshon emrin në OKB

Me kërkesë së Ankarasë zyrtare, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ndryshoi të mërkurën emrin e vendit nga “Turkey” në “Turkiye” në gjuhët e huaja, transmeton Anadolu Agency.

Stephane Dujarric, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, tha se kanë marrë një letër nga ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavusoglu drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres për të ndryshuar emrin e Turqisë në gjuhë të huaj në “Turkiye”. Pra emrit për përdorimnë gjuhë të huaja i është shtuar një “i”.

Dujarric deklaroi se ndryshimi i emrit të shtetit është efektiv që nga momenti i marrjes së letrës.

Më herët në Twitter, ministri Çavusoglu shkroi: “Procesit që filluam nën udhëheqjen e presidentit tonë Recep Tayyip Erdogan për të rritur vlerën e markës së vendit tonë po i vjen fundi. Me letrën që i dërgova sot Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, ne po regjistrojmë emrin e vendit tonë në gjuhë të huaja në OKB si ‘Turkiye’”.