Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë të martën se transportuesi kombëtar turk do të riemërtohet si “Türkiye Hava Yolları” në vend të “Turkish Airlines” si pjesë e shtyrjes përpara të shtetit të tij që të njihet ndërkombëtarisht si “Türkiye” dhe jo “Turkey”.
Më herët këtë muaj, Ankaraja dërgoi letër në Kombet e Bashkuara, duke e regjistruar zyrtarisht emrin e shtetit si “Türkiye” – siç shqiptohet dhe shkruhet në turqisht. Vendi e quajti veten “Türkiye” në vitin 1923 pas shpalljes së pavarësisë, raportoi AP.
Qeveria e Erdoganit ka thënë se emri “Türkiye” e përfaqëson më mirë kulturën dhe vlerat turke, megjithëse të tjerë thonë se kjo është përpjekje për ta shkëputur emrin nga zogu, që në anglisht i bie “gjeldet”.
“Turqia nuk ekziston më. Është Türkiye”, ka thënë Erdogani.
“Türkiye Hava Yolları do të shkruhet në trupat e aeroplanëve tanë në vend të Turkish Airlines”, vazhdoi ai.
Në turqisht “hava yolları” përkthehet në “linja ajrore”.
-
Trumpi ndërroi aeroplanin presidencial në mes të udhëtimit pas paralajmërimit të Shërbimit Sekret
-
Ish-drejtuesi i partisë kryesore opozitare turke zotohet ta sfidojë Erdoganin me parti të re
-
Erdogani u kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet e industrisë së mbrojtjes
-
700 milionë dollarë, aeroplanët luftarakë turq pritet të forcohen me motorë amerikanë
-
Trumpi thotë se do të shkojë në takimin e NATO-s në Ankara vetëm për Erdoganin