Turqia ka deklaruar se do të vazhdojë monitorimin e armëpushimit në veriperëndim të Sirisë, ndërsa ushtarët e saj do t’i përgjigjen me armatim çdo akti armiqësor në këtë shtet.
Ministri i mbrojtjes, Hulusi Akar, ka deklaruar se ushtria do të vazhdojë të mbetet në territorin që është krijuar si zonë e sigurisë, me qëllim që miliona refugjatë të kthehen nga Turqia, transmeton KTV.
Regjimi i Assadit ka nisur sulmet e reja në Idlib, duke detyruar shpërnguljen e më shumë se 100 mijë njerëzve që ia kanë mësyrë kufirit me Turqinë.
Presidenti turk një javë më parë ka deklaruar se shteti i tij nuk mund të përballojë valë të re refugjatësh.
Artikuj të ngjashëm
-
Turqia thotë se s’mund të përballojë valë të re refugjatësh
-
Turqia e gatshme të ofrojë trajnime ushtarake për rebelët sirianë
-
SHBA-ja do ta ruajë praninë në Sirinë lindore, thotë Pentagoni
-
Siria pezullon dialogun me Turqinë
-
Erdogani paralajmëron ofensivë në Sirinë veriore nëse kurdët mbajnë zgjedhje lokale