Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se sateliti i parë vëzhgues me rezolucion të lartë IMECE, i prodhuar me burime vendase dhe kombëtare të Turqisë, do të lansohet në orbitë më 11 prill, transmeton Anadolu.
“Ne do të vazhdojmë të ekzistojmë në garën botërore falë burimeve tona njerëzore të trajnuara, mundësive që ofrojmë dhe teknologjive që kemi zhvilluar”, tha Erdogan në Twitter, shkruan Agjencia e lajmeve, Anadolu.
IMECE është satelit ndijues nga distanca i prodhuar nga resurse lokale deri në 60 për qind nga Instituti i Kërkimeve të Teknologjisë Hapësinore pranë Këshillit Kërkimor Shkencore dhe Teknologjik të Türkiyes (TUBITAK).
“IMECE, i cili do të plotësojë nevojat e vendit tonë për imazhe satelitore me rezolucion të lartë, do të operojë në një orbitë në lartësi prej 680 kilometrash”, tha në një deklaratë Ministria turke e Industrisë dhe Teknologjisë.
-
Erdogani zbulon astronautin e parë turk gjatë fushatës zgjedhore
-
Erdogani zotohet ta mbështesë Kosovën në industrinë e mbrojtjes
-
Erdogani-Iranit: Nuk mund të justifikohen shkeljet e hapësirës ajrore turke
-
Erdogani uron Kosovën: Do ta vazhdojmë mbështetjen për ruajtjen e sovranitetit
-
Erdogani nis udhëzimet për kushtetutë të re, shtohet frika për zgjatje të pushtetit të tij