Hetuesit turq që po hetojnë vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi po i paraqesin kryeprokurorit të Arabisë Saudite, dosjen me 150 faqe dhe do të kërkojnë të zhvillohen bastisje të tjera në rezidencën e konsullit të përgjithshëm të Arabisë Saudite në Stamboll, kanë bërë të ditur burimet turke, raporton “Al-Jazeera”.
Prokurori saudit, Saud al-Mojeb, ka nisur një takim të hënën me Irfan Fidanin, kryeprokuror i Stambollit, për të diskutuar për të dhënat e fundit në rastin Khashoggi, i cili ishte vrarë më 2 tetor në konsullatën saudite, transmeton Koha.net.
Udhëitmi i zyrtarit saudit në Stamboll ka ardhur në kohën kur ka sugjerime turke se ka mungesë bashkëpunimi prej palës saudite – pavarësisht krijimit të një grupi të përbashkët hetues – dhe dyshimeve se ka përpjekje për asgjësimin e dëshmive.
Sipas burimit që ka folur në kushte anonimiteti për “Al-Jazeeran”, Fidan do t’i kërkojë Mojebit që të kryhet edhe një tjetër bastisje në rezidencën e konsullit të përgjithshëm saudit.
-
Në Turqi rinis gjyqi në mungesë për vrasjen e Khashoggit
-
Në Turqi nis procesi gjyqësor për rastin Khashoggi
-
Ka dëshmi se Princi saudit i Kurorës është përgjegjës për vrasjen e gazetarit Khashoggit
-
OKB: Princi saudit duhet të hetohet për rastin Khashoggi
-
Kërkohet dënim me vdekje për 5 të akuzuarit për vrasjen e Khashoggit