Turqia thotë se do t’i kundërpërgjigjet të gjitha sanksioneve të mundshme amerikane për shkak të blerjes nga Rusia të raketave mbrojtëse S-400.
Duke mbrojtur këtë vendim të Turqisë, Ministri i Jashtëm Mevlut Cavusoglu i tha sot agjencisë së lajmeve Anadolu se Turqia mund të zgjedhë paisjet e saj të mbrojtjes si “një vend i pavarur dhe i lirë”.
Kryetarët e Komisioneve të Kongresit amerikan paralajmërojnë Turqinë
Krerët e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit dhe dhe Komisionit për Forcat e Armatosura paralajmëruan Turqinë të martën se rrezikon të përballet me sanksione të ashpra nëse realizon blerjen e sistemeve ruse të raketave S-400.
Ata qartësuan se deri në fund të këtij viti, Turqia ose do të ketë në territorin e saj avionët e avancuar luftarakë F-35, ose raketat ruse S-400.
-
Turqia "nuk iu frikësohet" sanksioneve të mundshme të SHBA-së
-
Erdogani planifikon blerjen e një tjetër sistemi raketor nga Rusia
-
Turqia planifikon të blejë ende raketa nga Rusia pavarësisht kundërshtimit nga SHBA-ja
-
SHBA-ja i bën thirrje Turqisë të heqë dorë nga armatimi rus
-
Erdogani nuk u bindet sanksioneve të SHBA-së, do pavarësi në rrafshin e mbrojtjes