Një gjykatë turke e ka dënuar të hënën me 22 vjet burg ish-deputeten pro-kurde së cilës i ishte marrë mandati i përfaqësueses së popullit në fillim të vitit, pas ngritjes së tri pikave të ndara për terrorizëm në aktakuzë.
Në dokumentet që i ka parë Reutersi, Lejla Gyven nga Partia Demokratike Popullore, bashkë me dy deputetë të tjerë opozitarë, ka humbur në qershor statusin e deputetes pasi ishte finalizuar dënimi në një proces tjetër gjyqësor që vlerësonte se ajo ishte pjesë e një organizate terroriste.
Aleatët perëndimorë të Ankarasë dhe grupet për të drejtat e njeriut e kanë dënuar verdiktin, duke e konsideruar si pjesë të fushatës së gjerë qeveritare për shtypjen e mijëra zyrtarëve dhe aktivistëve të HDP-së.
Viteve të fundit janë arrestuar mijëra sosh dhe shumë kryetarëve të komunave dhe deputetëve nga radhët e kësaj partie u janë marrë mandatet. Gyven është dënuar me 14 vjet e tre muaj burgim për anëtarësim në një organizatë terroriste dhe tetë vjet të tjerë për dy akuza të lidhura me propagandë terroriste.
Opozita akuzon presidentin Erdogan dhe partinë e tij në pushtet se po përdor sistemin e drejtësisë për shuarjen e zërave opozitarë.
-
Policia turke tërheq zvarrë deputetin pro-kurd, teksa po kryente abdesin e mëngjesit
-
Policia turke arreston 13 opozitarë që zgjodhën udhëheqësin e rrëzuar
-
Vala e madhe e arrestimeve të motivuara politikisht në Turqi
- Turqia në paqe me kurdët e saj
-
Partia e Punëtorëve të Kurdistanit shpërbëhet dhe i jep fund kryengritjes në Turqi