Shahrzadja ia doli. Ia doli të arratisej nga flakët e zjarrit që e transformuan Morian, kampin më të madh të refugjatëve në Evropë, në një tokë të djegur e të shkrumbuar. Por, tani nuk e di se çka e pret e ku do të shkojë. Afgania 25-vjeçare, grua që skuqet derisa flet, është ulur në një breg përballë kampit të djegur Moria në ishullin grek Lesbos. Bashkë me të është edhe burri dhe dy fëmijët e tyre të vegjël, shkruan "Der Spiegel".
Çka tash?
Po çka tash? “Nuk e dimë”, thotë Shahrzadja. Me vete kanë dokumentet dhe pak gjëra. “Nuk na ka mbetur pothuajse asgjë për të ngrënë, kemi vetëm pak ujë. Askush nuk po na thotë asgjë”.
Familja po jetonte në Moria qe tetë muaj, para se zjarri të shpërthente të martën mbrëma. Dhe në kohën e zjarrit, ata flinin në gjumë në një kontejner në kamp. “Ishte ftohtë. Ishim mbështjellë me batanije”.
Pastaj nuhati kundërmimin e tymit. Dhe menjëherë i shkoi mendja se diçka po shkonte keq. “U zgjuam menjëherë. Kur pamë flakët dhe njerëzit që po bërtisnin, morëm fëmijët dhe dolëm jashtë në terr në kodër”. Dhe po shikon flakët pa u besuar syve. Edhe një herë, etja e tyre po kthehej në hiç.
Edhe
Franca e Spanja po përballen me zjarre masive, mijëra të evakuuar
“Moria asnjëherë nuk ka qenë vend i mirë”, tregon Shahrzadja qetas. Kampi i stërpopulluar gjithnjë ka qenë vend i izoluar i zhytur në mjerim dhe frikë të madhe. Dhe familja e saj përditë po përballej me sfidën për të mbijetuar. Zemërimi shoqëron jetën e refugjatëve. Megjithatë, familja e Shahrzades kishin kulm mbi kokë.
Pothuajse trembëdhjetë mijë refugjatë papritmas mbetën pa shtëpi prej zjarrit Moria. Dhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në ishullin Lesbos. Qeveria e tij planifikon që përkohësisht t’i strehojë emigrantët në luftanije ose tragete, pos atyre që do të strehohen në tenda najloni.