Kryeministri grek, Alexis Tsipras dhe homologu i tij maqedonas, Zoran Zaev janë përzgjedhur për marrjen e çmimit prestigjioz ”Ewald von Kleist”, si mirënjohje për përpjekjet e tyre për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve dhe për nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës, që ndryshoi emrin e Maqedonisë në Maqedonia e Veriut.
”Çmimi do të jepet në Konferencën e Mynihut për Sigurinë (MSC) më 16 shkurt”, njoftoi presidenti i MSC-së, Chairman Wolfgang Ischinger.
Konfirmohet se Cipras dhe Zaev kanë pranuar ftesën për të qenë të pranishëm në këtë konferencë.
Për herë të parë, ky çmim u dha në vitin 2009 dhe ndër fituesit janë Henry Kissinger, Javier Solana, Helmut Schmidt, Valery Giscard D’Estaing, OSBE, Joachim Gauck dhe John McCain.
-
Zaev dhe Cipras fitues të një çmimi ndërkombëtar paqeje për MP
-
Zaev e Tsipras, zyrtarisht kandidatë për Çmimin Nobel të Paqes
-
Zoran Zaevi i shpëtoi atentatit falë Greqisë
-
33 eurodeputetë propozojnë Tsiprasin e Zaevin për Nobelin e Paqes
-
Tsipras, kryeministri i parë grek që viziton Maqedoninë e Veriut