Liderja opozitare e Bjellorusisë, Sviatlana Tsikhnovskaya, ka thënë të enjten se secili qytetar që nuk pajtohet me qëndrimet dhe politikat e regjimit në Minsk tani përballet me sulme.
Duke folur për agjencinë e lajmeve Associated Pres nga Lituania, ku ka ikur, opozitarja ka thënë se çdo shenjë e jobesnikërisë mund ta nxisë represionin e autoriteteve, pavarësisht qëndrimeve apo veprimeve politike.
Me këtë Tsikhanovskaya i është referuar rastit të atletes olimpike bjelloruse, Krystsina Tsimanovskaya, e cila nga frika e hakmarrjes në vend për shkak të kritikave të adresuara ndaj trajnerit të saj ka braktisur Lojërat Olimpike në Tokio dhe ka ikur në Poloni.
Atletja kishte akuzuar zyrtarët e ekipit se po përpiqeshin ta kthenin me forcë në Bjellorusi, ku regjimi autoritar po i përndjek kritikët.
Ditë më parë shefi i një grupi aktivistësh bjellorusë në Ukrainë dhe kritik i regjimit, Vitaly Shishov, ishte gjetur i varur në një park të Kievit, jo shumë larg shtëpisë së tij.