Ministria e Barazisë e Spanjës ka nisur një fushatë të verës për të inkurajuar gratë që shqetësohen se si do të duket trupi i tyre kur të shkojnë në plazh.
“Vera është e jona po ashtu”, thuhet në sloganin mbi fotografinë e pesë grave. “Të gjithë trupat janë trupa plazhi”, ka thënë ministrja e Shërbimeve Publike, Ione Belarra.
Antonia Morillas, shefe e “Institutit të Grave” ka thënë se pritshmëritë fizike kanë ndikuar jo vetëm në vetëvlerësimin e grave, por ua kanë mohuar edhe të drejtat.
Kampanja ilustron pesë gra të cilat pushojnë në plazh, përfshirë një grua tërësisht të zhveshur e që shihet se është pas një operimi kirurgjik i largimit të gjoksit.
Instituti, që është pas iniciativës, ka thënë se fushata ka për qëllim të tregojë që të gjithë trupat e njerëzve kanë vlerë.
Gratë duhet të shijojnë verë, gjithsesi, kudo dhe me këdo që duan, thuhet në kampanjë.
Edhe
Spanja miraton planet për t’u dhënë status ligjor 500,000 migrantëve pa dokumente
Megjithatë, ka pasur zëra të pakënaqur me kampanjën. Disa janë shprehur se është dashur që të ketë edhe burra të përfshirë, ndërsa liderja e krahut të majtë, Cayo Lara, ka thënë se kampanja “po mundohet të krijojë një problem që s’ekziston”.
Ministrja e Barazisë, Angela Rodriguez Pam, i është përgjigjur në Twitter një burri që u shpreh se gratë nuk kanë nevojën për lejen e ministrisë për të shkuar në plazh. “Sigurisht që shkojmë, por po supozojmë se tërheqim urrejtje kur tregojmë një trup që s’është standard”.