Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trupat ruse pushtojnë qytetin e Svitlodarskut në Donetsk

Hekurudha në Donetsk, Ukrainë, sulm ajror, Pril 2022

Forcat ruse kanë marrë kontrollin e qytetit Svitlodarsk në disktritin Bakhmu të rajonit të Donetskut, sipas zyrtarëve të Republikës Popullore të Donetskut - një rajon separatist në Ukrainën lindore.

Ushtria ruse hyri në qytet herët në mëngjesin e së martës, tha kreu i administratës ushtarake në Svetlodar, Sergei Goshko, për një radio ukrainase, shkruan BBC-ja.

“Ata janë duke e varur leckën e tyre në ndërtesën administrative”, tha Goshko, duke iu referuar flamurit rus.

Para fillimit të luftës, Svitlodarsk kishte popullsi prej 11,000 banorëve.