Trupat e 27 emigrantëve, të cilët dyshohet se vdiqën nga etja, u gjetën në shkretëtirën Sahara në Çad, njoftoi agjencia e migracionit të OKB-së, shkruan DailyMail.
Emigrantët thuhet se u larguan nga Moussoro, një qytet në Çadin qendror me një kamionçinë 17 muaj më parë, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).
“Ne besojmë se automjeti u prish thellë në shkretëtirë dhe ata humbën dhe përfundimisht vdiqën nga etja”, thuhet në deklaratë. Mes 27 të vdekurve janë katër fëmijë.
Çadi është një vend i paqëndrueshëm në Afrikën Qendrore që kufizohet me Libinë në veri, përmes së cilës emigrantët afrikanë arrijnë në Detin Mesdhe. Një pjesë e madhe e vendit është pothuajse shkretëtirë e pabanuar.
Sipas të dhënave të IOM-it, 5600 emigrantë kanë vdekur ose janë zhdukur në atë shkretëtirë që nga viti 2014 dhe vetëm këtë vit ka pasur 149 vdekje.