Presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar fabrikat për përpunimin e mishit që të vazhdojnë të qëndrojnë të hapura në mënyrë që të mbrohet zinxhiri i furnizimit me ushqim edhe në kohën e pandemisë.
Trumpi ka përmendur edhe një ligj të periudhës së Luftës Koreane për t’i dhënë të drejtë vendimit të ri, pavarësisht paralajmërimeve për tendosje të rrjetit të furnizimit.
Kompanitë më të mëdha në botë të mishit kanë ndalur punën në thertore dhe impiante të përpunimit të mishit.
Ndërsa në SHBA, deri më tani 22 fabrika të përpunimit të mishit janë mbyllur për shkak të pandemisë. Aty përfshihen disa prej kompanive më të mëdha të prodhimit të mishit të pulës, derrit dhe viçit, sikurse “Smithfield Foods”, “Tyson Foods”, “Cargill” dhe “JBS USA”, njofton Reuters.
Deri më tani 3.300 punëtorë amerikanë të përpunimit të mishit janë prekur me koronavirus derisa 20 kanë vdekur, transmeton Koha.
John H. Tyson, kryetar i “Tyson Foods” – kompani e mishit, tha të dielën se zinxhiri i furnizimit të ushqimit “po pësonte shkëputje”, dhe paralajmëroi për potencialin e mungesës së mishit.
Edhe
Thertorja gjermane urdhërohet të mbyllet pas rasteve me koronavirus
Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar muajin e kaluar se emergjenca e krijuar është duke rrezikuar zinxhirët e furnizimit me ushqim.
Shtetet e Bashkuara janë prekur më së keqi në botë nga koronavirusi i ri.
Sipas të dhënave të universitetit “Johns Hopkins” deri më tani janë infektuar mbi 1 milion persona me koronavirus dhe mbi 50.000 kanë vdekur.