Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka bërë të ditur se tashmë sa kohë është duke e përdorur ilaçin kundër malarjes, për t’i zbutur simptomet e koronavirusit po qe se infektohet, deklaratë kjo që ka bërë bujë.
Në konferencën e shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi ka thënë se tash e dhjetë ditë është duke e marrë rregullisht hidroksiklorokinën, ilaç kundër malarjes, përdorimin e së cilës e ka përmendur rregullisht, me gjithë paralajmërimet e mjekëve rreth përdorimit të saj kundër koronavirusit, raporton Reuters, transmeton KOHA.
“Jam duke e përdorur për një javë e gjysmë. Nga një pilulë për çdo ditë”, u ka thënë ai gazetarëve.
Kanë qenë të shumta paralajmërimet e mjekëve rreth kundërefekteve të atij ilaçi për ata që nuk janë të sëmurë nga malarja, teksa theksohet në veçanti se nuk është konfirmuar që ai ndihmon në ndonjë mënyrë shërimin e COVID-19.
-
Trumpi ende beson se ilaçi antimalarie mund ta kurojë koronavirusin
-
Trump sërish insiston në përdorimin e hidroksiklorokinës për të trajtuar COVID-19
-
Prova të zbehta mbi efektin e “Klorokinës”
-
Gjermania do ta përdorë ilaçin eksperimental me të cilin u trajtua Trumpi
-
SHBA-ja jep leje për përdorim emergjent të ilaçit me të cilin u trajtua Trumpi