Vetëm pak orë pasi bëri thirrje për izolimin total të New Yorkut, presidenti Donald Trump, ka tërhequr thirrjet e tij, duke thënë se ky shtet nuk ka nevojë për një masë të tillë.
New Yorku është shteti më i goditur nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara. Më shumë se 53 mijë raste dhe 728 vdekje janë të konfirmuara në New York, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGuvernatori Andrew Cuomo, ka deklaruar se New Yorku ishte prapa në luftën kundër koronavirusit që në ditën e parë. Ai është bërë zë i pothuajse të gjithë amerikanëve në betejën me virusin vdekjeprurës.
E për ta luftuar përhapjen e koronavirusit, është miratuar kërkesa për ndërtimin e spitaleve të përkohshme në New York, duke shtuar edhe 4 mijë shtretër.