Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbi 12 mijë viktima nga COVID-19 në SHBA

Foto: Reuters / ilustrim

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, numri i të vdekurve nga koronavirusi ka arritur në mbi 12 mijë, ndërsa numri i të infektuarve është në mbi 383 mijë.

Qyteti i New Yorkut vazhdon të jetë më i godituri, me mbi 3400 të vdekur.

Ndërkohë, u njoftua se Kryeministri britanik, Boris Johnson, do të kalojë natën e dytë në pavijonin e kujdesit intensiv.

Mbrëmë, Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ka ofruar ndihmë për shërimin e kryeministrit britanik. Në konferencën për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi tha se u kishte kërkuar disa prej kompanive kryesore që “të kontaktonin menjëherë Londrën”, raporton VOA.

Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab, konfirmoi se Kryeministri Johnson po mbahet me oksigjen, por se nuk e ka të nevojshme frymëmarrjen artificiale.

Sipas njoftimeve të tjera, sot për herë parë Kina nuk raportoi vdekje të reja nga koronavirusi. Po ashtu pati një rënie të rasteve të reja me COVID 19, një ditë para se qyteti i Wuhanit, ku u shfaq virusi në fund të dhjetorit, përgatitet të heqë karantinën.

Artikuj të ngjashëm