Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shifra e të vdekurve nga COVID-19 në SHBA e ka kaluar atë 250 mijë

Foto: Reuters

SHBA-ja ka regjistruar më tepër se 250 mijë raste të vdekjes nga COVID-19, shkruan BBC.

Sipas Universitetit John Hopkins, SHBA-ja ka regjistruar 250.029 të vdekur e afro 11.5 milionë të infektuar.

Ka raportuar më tepër raste të infeksionit dhe të vdekjes se çdo shtet tjetër në botë. Dhe shifrat po vazhdojnë të rriten.

Duke folur për BBC-në të mërkurën, infektologu i famshëm amerikan Anthony Fauci, ka thënë se shteti “po shkon në drejtimin e gabuar në një kohë shumë të pasigurtë”, ku më tepër njerëz po mblidhen brenda pasi moti po ftohet.

New York City – epiqendër e shpërthimit të koronavirusit në SHBA gjatë valës së parë në pranverë – ka urdhëruar mbylljen e shkollave nga sot.

Vendimi për të mbyllur sistemin më të madh në SHBA të shkollave publike ka ardhur ndërsa është rritur numri i rasteve pozitive, thonë zyrtarët. Do të prekë rreth 300 mijë fëmijë.

Edhe Në SHBA shifra e të vdekurve nga COVID-19 e kalon atë 200 mijë Botë Në SHBA shifra e të vdekurve nga COVID-19 e kalon atë 200 mijë

Në një intervistë për BBC-në, Fauci, ka paralajmëruar se rritja e numrit të infektuarve do të çojë te më tepër të vdekur.

“Është situatë shumë serioze. Kur ke një rritje masive të rasteve, siç po shohim tash kur gjithmonë e më tepër po mblidhen njerëz brenda, atëherë do të jetë situatë e vështirë”, ka thënë Fauci.