Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është duke qëndruar në Arabinë Saudite.
Gjatë qëndrimit në Riad, ai sot ka mbajtur një fjalim kundër terrorizmit, me ç’rast ka thënë se terrorizmi nuk është betejë mes feve, shkruan Reuters, transmeton Koha.net.
Në anën tjetër, Trumpi ka lavdëruar shumë presidentin Abdel Fattah al-Sisi, dhe shpreson që shumë shpejt ta vizitoj edhe Kajron kryeqytetin e Egjiptit.
Duke folur përmes një përkthyesi, Sisi ka përshkruar Trumpin si “personalitet të veçantë që është i aftë ta bëjë të pamundurën”.
Trumpi gjithashtu ka thënë se kanë pasur bashkëbisedime të ndryshme në lidhje me dy shtetet.
Edhe
Trumpi mbërrin në Egjipt për të nënshkruar marrëveshjen e paqes në Gazë
“Shumë shpejt do të shkoj edhe në Egjipt. Këtë do ta vë në listën time”, ka thënë Trump.
Kjo është vizita e tij e parë në vende të huaja prej kur Trumpi morri detyrën si president.