Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi renditet si presidenti më i keq në historinë e SHBA-së

Donald Trump ka përfunduar në vendin e 45-të dhe në fund të listës që i rendit presidentët amerikanë sipas madhështisë.

Ndërkaq, Joe Biden doli në vendin e 14-të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Arritjet më të rëndësishme të Bidenit mund të jenë se ai e shpëtoi presidencën nga Trumpi, e riktheu një stil më tradicional të udhëheqjes presidenciale dhe po përgatitet për ta mbajtur zyrën larg dorës së paraardhësit të tij”, kanë thënë Justin Vaughn e Brandon Rottinghaus, ekspertë politikë që e krijuan sondazhin.

Rottinghaus dhe Vaughn morën parasysh përgjigjet e 154 studiuesve, shumica të lidhur me Shoqatën Amerikane të Shkencave Politike, për të arritur deri te renditja, raportoi Los Angeles Times.

Synimi, thanë autorët, ishte që “të krijohej një renditje për nga madhështia e presidentëve që mbulonte të gjithë presidentët nga George Washington te Joe Biden”.

Iu kërkua të anketuarve që të vlerësonin secilin president nga zero deri te 100 sa mendonin se ishin të mirë, me zero që nënkuptonte dështim, 50 mesatar dhe 100 për madhështor.

Abraham Lincoln u rendit i pari, më pas Franklin Delano Roosevelt e George Washington i treti.

Barack Obama, presidenti i parë i racës së zezë, ishte i shtati.

Në sondazhin presidencial, Trumpi rendimet madje pas “të tillëve si Franklin Pierce, Warren Harding dhe William Henry Harrison, që vdiq 31 ditë pasi mori detyrën”.