Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se gjatë javës së ardhshme do të nominojë një grua për ta zëvendësuar gjykatësen e Supremes, Ruth Bader Ginsburg, duke përshkallëzuar përplasjet politike për pasardhësen e saj.
Ginsburg 87-vjeçare ka vdekur të premten, pak javë para zgjedhjeve presidenciale. Demokrati Joe Biden ka insistuar se vendimi për zëvendësim duhet të pritet pas zgjedhjeve. Mirëpo presidenti ka premtuar se pa asnjë vonesë do të emërojë pasardhësen e saj, me qëllim që republikanët të kenë fuqi më të madhe në këtë Gjykatë.
Trump më herët kishte lavdëruar dy gjykatëse federale. Amy Barret dhe Barbara Lagoa janë konservatore dhe mund të balancojnë Gjykatën Supreme në favor të republikanëve.
Emërimi i gjyqtarëve në SHBA është politik, që do të thotë se presidenti mund të zgjedhë këdo për secilin, ndërkaq Senati vendos me vota.
-
Trumpi nominon Barretin për të zëvendësuar Ginsburgun
-
Trumpi paralajmëron se rezultatin do ta çojë në Supreme
-
Trumpi thotë se deri në fund të javës do ta emërojë anëtaren e re të Gjykatës Supreme
-
Senati amerikan voton për gjyqtaren e Gjykatës Supreme më 26 tetor
-
Vdes gjykatësja e Gjykatës Supreme në SHBA, ikona për të drejtat e grave