Presidenti amerikan, Donald Trump, ka parashikuar se zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor do të përfundojnë në Gjykatën Supreme.
Për këtë shkak po i ngutet që ta emërojë një pasardhëse të gjykatëses Ruth Bader Ginsburg, që vdiq gjatë javës së kaluar.
Trumpi ka thënë se rezultatin e zgjedhjeve presidenciale do ta dërgojë në Gjykatën Supreme nëse zgjedhjet mbahen me postë.
Presidenti vazhdon ta kundërshtojë këtë formë të votimeve dhe shpesh ka thënë se është formë mashtrimi e përkrahur nga demokratët.
Sipas presidentit, në Gjykatën Supreme janë tetë gjyqtarë të dy partive dhe se është i rëndësishëm emërimi edhe i gjyqtarit të nëntë.
Presidenti ka thënë se nominimi i gjyqtarit të ri do të bëhet këtë të shtunë, ndërsa procesi do të jetë shumë i shpejtë.
-
Trumpi premton se do të emërojë një grua pozitën e gjyqtares supreme
-
Trumpi nominon Barretin për të zëvendësuar Ginsburgun
-
Trumpi thotë se deri në fund të javës do ta emërojë anëtaren e re të Gjykatës Supreme
-
Trump do të përballet me dënim pasi edhe Supremja ia refuzon apelin
-
Trumpi certifikohet si fitues i zgjedhjeve presidenciale