Pas certifikimit të fitores së Joe Bidenit nga Kongresi, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se vendimi “paraqet fundin e një mandati të parë më madhështor në histori të presidencës së SHBA-së”, raporton CNN.
“Ndonëse nuk pajtohem plotësisht me rezultatin e zgjedhjeve, dhe faktet më mbështesin, prapë do të ketë një tranzicion të rregullt të pushtetit më 20 janar”, ka thënë Trump në një komunikatë. “Gjithmonë kam thënë se mund të se do të vazhdojmë betejën tonë që të sigurohemi të numërohen vetëm votat e ligjshme. Derisa kjo paraqet fundin e një mandati të parë më madhështor në histori të presidencës amerikane, është vetëm fillimi i betejës sonë për të bërë Amerikën Sërish të Madhe”.