Presidenti amerikan, Donald Trump, është deklaruar në lidhje me hetimin e paralajmëruar nga Demokratët ndaj tij.
Ai ka thënë se ky hetim është “bërllok i gjuetisë së shtrigave”.
“Një ditë kaq e rëndësishme në Kombet e Bashkuara, kaq shumë punë dhe kaq shumë sukses, e Demokratët qëllimisht u desh të rrënonin dhe t’ia humbnin kuptimin kësaj me lajme ekskluzive bërllok të Gjuetisë së Shtrigave. Shumë keq për vendin tonë”, ka shkruar ai në Twitter, raporton Koha.net.
“A mund të besoni këtë?”, shkruan më tej ai.
“Ata kurrë s’e panë transkriptin e bisedës. Gjuajtje totale e Shtrigave. Ngacmim presidencial”, tha më tej presidenti Trump.