Ish-presidenti Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pas një takimi me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Mike Johnson, tregoi se nuk është kundër dhënies së ndihmës për Ukrainën në formë kredie.
Kandidati republikan për president në zgjedhjet e nëntorit ka thënë se po mendojnë që Ukrainës t’ia japin ndihmën në formën e një huaje dhe “jo thjesht si dhuratë”.
“Ne vazhdojmë të shpërndajmë miliarda e miliarda dollarë, por duhet të shikohet”, vazhdoi Trump.
Ai shtoi se është shumë më e rëndësishme që Evropa të ofrojë më shumë para.
“Ata duhet të jenë të barabartë. Ata janë prekur shumë më tepër se ne”, ka thënë Trump.
Më 12 prill, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson dhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë diskutuan një paketë që ndryshon nga paketa e propozuar prej 95 miliardë dollarësh nga Senati dhe përfshin disa kërkesa republikane për ndihmën ndaj Ukrainës. Pas kësaj, Johnson shkoi për t'u takuar me Trumpin.
Edhe
Trumpi i ofron ndihmë Putinit për arritjen e një marrëveshjeje me Ukrainën
Për muaj të tërë, Trumpi ka qenë skeptik për ndihmën e mëtejshme të SHBA-së për Ukrainën, duke argumentuar se nuk është thelbësore për interesat jetike të SHBA-së.
Demokratët në të dyja dhomat e Kongresit kanë treguar gatishmëri të marrin në konsideratë dhënien e ndihmës për Ukrainën nëse kjo ndihmon për të zgjidhur përfundimisht çështjen. Megjithatë, nuk është opsion i dëshirueshëm për ta.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë së fundmi se Ukraina do të pranojë kredi nga SHBA-ja në mungesë të opsioneve të tjera.