Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi padit ish-avokatin e tij

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paditur ish-avokatin e tij, Michael Cohen, për 500 milionë dollarë me pretendimin për shkelje të kontratës.

Ai ka thënë se Cohen ka shkelur detyrën e tij si avokat për të vepruar në interesin më të mirë të klientit të tij.

Cohen është një dëshmitar kyç në një hetim të Neë Yorkut ndaj Trumpit, që fokusohet në paratë e paguara për një yll pornografie, raportoi BBC. 

Cohen punoi si avokat i Trumpit për më shumë se një dekadë. Ai ishte gjithashtu zëvendës-president në Organizatën Trump.

Në vitin 2018, Cohen u dënua me tre vjet burim dhe gjobë pasi u shpall fajtor për mashtrim dhe shkelje gjatë fushatës.

Tani jashtë burgut, ai është bërë kritik i profilit të lartë i Trumpit.